Futboll

Ferizaj transferon ish-portierin e Liverpoolit U23

Kai McKenzie-Lyle - FC Ferizaj

Skuadra e Ferizajt ka transferuar portierin Kai McKenzie-Lyle.  McKenzie-Lyle ka të kaluar te Liverpooli U23. 

28-vjeçari te Ferizaj u transferua si lojtar i lirë pasi që i skadoi kontrata me klubin e kategorisë së gjashtë të futbollit anglez, Dagenham & Redbridge. 

Portieri shtatlartë pjesë e grupmoshës U23 te Liverpooli ishte nga viti 2020 deri në vitin 2022. 

Kai McKenzie-Lyle është i lindur në Angli por e përfaqëson Guajanën. Me Përfaqësuesen e Guajanës ka zhvilluar 14 ndeshje. 

“Zyrtarizojmë ardhjen e portierit 28-vjeçar Kai McKenzie-Lyle për të forcuar repartin e portës. I formuar në akademinë e Barnet, si dhe pjesë e Liverpool U23, Kai sjell përvojë, siguri dhe prezencë të fortë në portë”, ka shkruar Ferizaj.