Futboll

Fenerbahçe i afrohet në një pikë Galatasarayt

fenerbahce

Fenerbahçe ka fituar 4:2 të dielën mbrëma ndaj Kayserisporit. 

Fitorja në xhiron e 12-të në Superligën e Turqisë, e ka afruar skuadrën e madhe turke në vetëm një pikë me Galatasarayn lider me 29 pikë. 

Marco Asensio, Dorgeles Nene me dy gola dhe Kerem Akturkoglu shënuan për fitoren e vendësve. Golin e vetëm për mysafirët e realizoi German Onugkha. 

Te Kayserispori nga minuta e 79-të u inkuadrua Indrit Tuci. 

Kayserispori mbetet me nëntë pikë.