Fenerbahçe e ka mposhtur Gaziantepin 4:1 në ndeshjen e tretë të fazës grupore të Kupës së Turqisë.
Me fitoren e arritur të enjten mbrëma, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho e siguroi vendin e parë në grup dhe avancoi në çerekfinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnderson Talisca i shënoi dy gola, ndërsa me nga një gol në fitore kontribuuan Youssef En-Nesyri dhe Filip Kostiq.
Fenerbahçe në dy ndeshjet e para fitoi 3:0 ndaj Kasimpashas dhe 5:0 ndaj Erzurumsporit.
Kundërshtarin e çerekfinales, Fenerbahçe do ta mësojë në shortin që do të tërhiqet më 6 mars.
Ekipet e dy vendeve të para kanë avancuar në çerekfinale, ndërsa skuadrat që kanë fituar katër grupet, do ta kenë përparësinë e terrenit vendës.
Çerekfinalja në Kupën e Turqisë vendoset me një ndeshje.