Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fabio, portieri brazilian me rekord botëror

Fabio - Fluminense - rekord

Klubi brazilian, Fluminense, ka njoftuar të mërkurën se portieri Fabio e mban një rekord të veçantë botëror në futboll. 

44-vjeçari e pati paraqitjen e 1391-të kur luajtu në 1/8 e finales në “Copa Sudamericana”, turne në Amerikën e Jugut, që është ekuivalent me Ligën e Evropës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e ka kaluar në këtë statistikë ikonën angleze, portierin Peter Shilton, ka shkruar klubi tradicional nga Rio de Janeiro. 

Fabio e mbajti portën e paprekur në fitoren 2:0 në stadiumin “Maracana” ndaj America de Cali. 
Shilton ka luajtur në 1390 ndeshje në karrierë. 

Fabio ka debutuar në futbollin profesionist në vitin 1997, por asnjëherë nuk është paraqitur te Përfaqësuesja e Brazilit. 

Ai së fundmi e ka vazhduar kontratën me Fluminensen, deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.