Llapi e ka fituar derbin ndaj Ballkanit me rezultatin, 4:2 në udhëtim. Ndeshja i takoi javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Për nënkampionin, Ballkani, ishte disfata e dytë rresht. Ndaj Llapit skuadrën e Ballkanit e drejtoi trajneri Edon Gashi. Ballkani të mërkurën i ndau rrugët me trajnerin Orges Shehi.
Ndeshja në stadiumin e qytetit në Suharekë ishte dramatike. Në pjesën e parë u shënuan plot katër gola. Ndërsa në pjesën e dytë u realizuan dy gola.
Ballkani kaloi në epërsi në minutën e tretë me golin që e shënoi Valentin Serebe.
Shtatë minuta më pas, Edon Sadriu shënoi supergol për 1:1. Muhamet Hyseni e kaloi në epërsi 2:1 Llapin në minutën e 15-të. Llapi e shënoi edhe golin e tretë ndaj skuadrës nga Suhareka në minutën e 45-të. Autor i golit ishte Axel Gnapi.
Serebe e ngushtoi rezultatin në 3:2 në të mirë të Ballkanit në minutën e 60-të.
Por Llapi u përgjigj shpejt duke e shënuar golin e katërt dy minuta më pas e që ishte edhe i fundi në ndeshje. Hyseni shënoi për 4:2 në minutën e 62-të. Për Hysenin ishte goli i dytë personal.
Llapi me këtë fitore është ngritur në pozitën e pestë me 20 pikë. Ballkani ka tri pikë më shumë në vendin e dytë. Lidere është Prishtina me 26 pikë, por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Dy gola të shpejtë në Suharekë
Janë shënuar dy gola të shpejtë në përballjen që është duke u zhvilluar ndërmjet Ballkanit dhe Llapit.
Fillimisht Ballkani në minutën e 60-të e ngushtoi rezultatin në 3:2 me golin që e shënoi Valentin Serebe.
Dy minuta më pas, reagoi Llapi duke e shënuar golin e katërt.
Muhamet Hyseni nga afërsia shënoi për 4:2.
Llapi është duke udhëhequr 3:1 pas pjesës së parë ndaj Ballkanit.
Valentin Serebe e kaloi në epërsi Ballkanin në minutën e tretë.
Shtatë minuta më pas, Edon Sadriu shënoi supergol për 1:1.
Muhamet Hyseni e kaloi në epërsi 2:1 Llapin në minutën e 15-të.
Llapi e shënoi edhe golin e tretë ndaj skuadrës nga Suhareka në minutën e 45-të. Autor i golit ishte Axel Gnapi.
Llapi e ka përmbysur rezultatin ndaj Ballkanit.
Muhamet Hyseni e kaloi në epërsi 2:1 Llapin në minutën e 15-të. Edon Sadriu pesë minutë më herët i barazoi shifrat.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Supergol nga Sadriu, Llapi i barazon shifrat
Sulmuesi i Llapit, Edon Sadriu, ka shënuar supergol nga distanca për t’i barazuar shifrat ndaj Ballkanit.
Sadriu shënoi gol në minutën e dhjetë për 1:1.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Epërsi e hershme e Ballkanit ndaj Llapit
Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Llapit me golin që e shënoi Valentin Serebe në minutën e dytë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.