Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Enzo Fernandez vendimtar në fitoren e Chelseat

Enzo Fernandez

Enzo Fernandez ka dhënë kontribut të madh në fitoren e skuadrës së Chelseat.

Chelsea të shtunën në udhëtim e mposhti Leicester Cityn me rezultatin 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 12-të të Premier Leagues.

Nicolas Jackson në minutën e 15-t e realizoi golin e parë me asistimin e Fernandezit.

Argjentinasi Fernandez e shënoi golin e dytë në minutën e 75-të.

Chelseat iu anulua edhe një gol i Noni Maduekes në minutën e 32-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Për vendësit golin e vetën në ndeshje e shënoi Jordan Ayew nga penalltia në minutën e 95-të.

Chelsea ka 22 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.

Leicester City ka dhjetë pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.