Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka komentuar finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
Finalja e Championsit zhvillohet më 30 maj në Budapest.
“Mund të presim një finale vërtet të shkëlqyer”, ka thënë Enrique në konferencë për media të mërkurën.
Ai ka theksuar se Arsenali me plot meritë e fitoi Premier Leaguen, ndërsa ka shtuar se Mikel Arteta është “trajner lider”.
“Londinezët fituan Premier League dhe janë në finalen e Ligës së Kampionëve këtë vit pasi arritën në gjysmëfinale sezonin e kaluar”, është shprehur Enrique.
Ai ka folur edhe për rolin e Ousmane Dembeles, të cilin e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm.
Edhe
Finalja e Championsit, dëshmi e madhështisë së Enriques si trajner
“Ai është shembullor”, ka thënë Enrique.
PSG është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve.