Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, e ka vlerësuar lartë skuadrën e Aston Villas.
Parisi të mërkurën nga ora 21:00 e pret Villan në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit do të luhet më 15 prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEnrique ka theksuar se Villa është me shumë meritë në çerekfinale pasi ka skuadër shumë të mirë.
"Janë tetë skuadra që janë në çerekfinale sepse e meritojnë. Nëse Aston Villa është në çerekfinale do të thotë se e meriton. Aston Villa është një ekip shumë i mirë me lojtarë të mirë. Është ekip që duket si ne, me shumë lojtarë të gjithanshëm. Është e vështirë të dihet se kush do të luajë, veçanërisht pas afatit kalimtar të dimrit ku Aston Villa është forcuar në mënyrë të mirë. Do të jetë një ndeshje e hapur dhe e vështirë për të dyja skuadrat”, deklaroi Enrique të martën në konferencë për shtyp.
Parisi së fundi e siguroi titullin e kampionit në Francë.
Aston Villa në elitën e futbollit anglez renditet në pozitën e shtatë me 51 pikë.