Lindon Emërllahu mund të largohet nga skuadra e Clujit, por jo edhe nga kampionati rumun i futbollit.
“DigiSport” ka shkruar të hënën se gjiganti rumun, FCSB, ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi i FCSB-së e dëshiron transferimin e Emërllahut në afatin kalimtar të janarit.
Mësohet se negociatat kanë filluar mes Clujit dhe FCSB-së për një transferim të mundshëm të mesfushorit.
22-vjeçari Emërllahu e ka nisur mbarë edicionin 2025/26.
Në 12 ndeshjet e zhvilluara në elitën rumune ka kontribuar me katër gol dhe dy asistime.
Te Cluji luan edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Meriton Korenica.
Emërllahu pjesë e Clujit është nga muaji shkurt.
Ai u transferua nga Ballkani i Suharekës për 700 mijë euro. Me Clujin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.