Përfaqësuesja e Zvicrës i nis përgatitjet për Kupën e Botës me miqësoren ndaj Jordanisë të dielën, që luhet nga ora 15:00 dhe luhet në St. Gallen. Më pas udhëton në SHBA, ku do të luajë tjetër miqësore me Australinë më 6 qershor.
Zvicra është në grup me Katarin, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kanadanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Zvicra janë shumë prej lojtarëve më në moshë, që për ta shihet të jetë Botërori i fundit.
Granit Xhaka është njëri prej tyre. Kapiteni i Zvicrës dhe Sunderlandit është 33-vjeçar. Për Xhakën, dhe Ricardo Rodriguezin e Remo Freulerin ka folur të shtunën në konferencën për shtyp sulmuesi Breel Embolo. Embolo ka thënë se që të tre mund të vazhdojnë të luajnë edhe më gjatë te Zvicra.
“Nuk jam i bindur se këta lojtarë mendojnë për pensionimin. Ata janë me karakter kokëfortë. Mund të luajnë në Botëror edhe pas katër vjetësh. Do ta besoj këtë kur ta shoh”, ka deklaruar Embolo.
Embolo aktualisht është 29-vjeçar.