Futboll

Elezi kalon te Sarajeva

elezi

Mesfushori 24-vjeçar, Agon Elezi, karrierën e vazhdon te klubi i njohur boshnjak, Sarajeva.

Elezi është nga Shkupi, ndërsa luan për Maqedoninë e Veriut.

Ai ditë më parë e shkëputi kontratën me klubin e njohur gjerman, Bochum. Nga Bochumi ishte i huazuar te Gorica në Kroaci. Te Bochumi nuk debutoi në ekipin e parë dhe vendosi për nivel më të ulët.

Më herët Elezi ka luajtur për Shkupin, Vëllazërimin e Kërçovës, Skënderbeun e Varazhdinin.

Me Sarajevën, Elezi ka firmosur për tri vjet.