Futboll

Ekitike nuk ftohet nga Franca

Hugo Ekitike, sport, reims, futbolli, 14 prilli

Maghnes Akliouche u ftua për herë të parë nga Franca për ndeshjet kualifikues të Kupës së Botës 2026 kundër Ukrainës dhe Islandës. Por në listën e lojtarëve të ftuar nga Didier Deschamps, nuk kishte vend për sulmuesin në formë të mirë të Liveproolit, Hugo Ekitike. 

Akliouche 23-vjeçar është futbollist i Monacos. Ai vitin e kaluar ishte pjesë e Francës në Lojërat Olimpike. 

Deschamps ka thirrur shtatë sulmues, por jo edhe Ekitiken, i cili luajti titullar te Liverpooli dhe ka shënuar në secilën nga tre ndeshjet e tij të para për kampionët e Anglisë. 

Në listë nuk mungojnë yjet Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele. William Saliba kthehet pas një lëndimi.