E ardhmja e Milot Rashicës te Beshiktashi mbetet e paqartë. Klube nga Italia e Franca kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës.
Këtë e kanë bërë të ditur të martën disa mediume turke.
Rashica mund të largohet në afatin kalimtar veror nga Beshiktashi.
Mediumet turke kanë raportuar se varet nga vendimi i trajnerit të ri, Sergen Yalçin, nëse Rashica do të vazhdojë me Beshiktashin. Situata e sulmuesit të krahut pritet të sqarohet së shpejti.
29-vjeçari me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Rashica në edicionin 2025/26 në 33 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi dy gola dhe bëri gjashtë asistime.