Interi ka lëshuar pikë për ndeshjen e dytë rresht në Serie A.
Pas disfatës në derbi ndaj Milanit fundjavën e kaluar, Interi të shtunën pasdite barazoi në “Giuseppe Meazza” me Atalantan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e xhiros së 29-të përfundoi 1:1.
Francesco Pio Esposito shënoi gol të bukur për “nerazzurrët” në minutën e 26-të, ndërsa malaziasi Nikola Krstoviq që u inkuadrua në pjesën e dytë, shënoi shtatë minuta para fundit për 1:1.
Pati tensione pasi lojtarët e Interit dhe trajneri Cristian Chivu, pretenduan se në momentin e golit të barazimit, u shkaktua ndërhyrje e palejuar në Denzel Dumfriesin.
Interi vazhdon të mbetet lider me 68 pikë. Atalanta i ka 47 pikë në pozitën e shtatë.
Milani është i dyti me 60 pikë por me një ndeshje më pak të luajtur. “Rossonerët” të dielën mbrëma luajnë në udhëtim te Lazio.