Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova e Shqipëria nuk përballen në plejof

Kosova

Shqipëria do të luajë në plejof për kualifikim në Botërorin 2026, ndërsa paraqitjen në plejof e ka të garantuar edhe Kosova.

Por Kosova me fitore 6:0 të martën ndaj Zvicrës, kualifikohet direkt. Kjo ka fare pak gjasa të ndodhë, kështu që edhe te Kosova pritet të bëhen gati për plejof.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse vazhdon në plejof, është e sigurt që Kosova do të jetë në vazon e tretë. Dhe rrjedhimisht do të luajë me një përfaqësuese të vazos së dytë në gjysmëfinale të plejofit, kurse do të jetë mysafire. 

Në vazon e tretë do të jetë edhe Shqipëria. Kjo u bë e qartë të dielën mbrëma, kur Shqipëria pësoi nga Anglia dhe Ukraina fitoi ndaj Islandës. 

Sipas pozitave aktuale në grupe, në vazon e tretë për short do të jenë edhe Irlanda dhe Bosnjë-Hercegovina. Megjithatë edhe Bosnjë-Hercegovina, njëjtë si Kosova, është në garë për kualifikim direkt. Rrjedhimisht shumë gjëra mund të ndryshojnë deri të martën mbrëma, kur përfundojnë kualifikimet e rregullta evropiane për Botërorin 2026.

Në vazon e dytë, pra rivale potenciale të Kosovës, mund të jenë Uellsi, Skocia, Sllovakia e Çekia. Por varësisht nga rezultatet kjo katërshe mund të ndryshojë. 

Renditja nëpër vazo bëhet në bazë të ranglistës së FIFA-s.

Shorti për plejof tërhiqet të enjten, ndërsa të mërkurën publikohet ranglista e FIFA-s, në bazë të cilës ndahen përfaqësueset në vazo. 

Në vazon e parë pritet të jenë Italia, Turqia, Ukraina e Polonia. Në të katërtën do të jenë fituese të grupeve në Ligën e Kombeve, që nuk përfundojnë në dy pozitat e para në kualifikimet e rregullta. Në vazon e katërt mund të jenë Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Irlanda e Veriut.

Në gjysmëfinale, përfaqësueset e vazos së parë takohen me ato të vazos së katërt. Përfaqësueset e vazos së parë janë vendase.

Për finale të plejofit, vendasi do të përcaktohet me short.

Prej 16 përfaqësueseve në plejof, katër do të kualifikohen në Botëror.

Gjysmëfinalet e plejofit janë më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars.