Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armand Duka, ka komentuar shortin për Kupën e Botës 2026. Duka të enjten për KOHËN ka thënë se do ta preferonte një përballje të Shqipërisë me Brazilin.
Ceremonia e shortit, që pritet të jetë madhështore, do të mbahet të premten në Washington. Do të marrin pjesë delegacionet e federatave të kualifikuara dhe atyre që janë ende në garë. Pra edhe delegacioni i Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria e Kosova do të paraqiten në plejofin kualifikues për Kupën e Botës 2026. Shqipëria në gjysmëfinalen e 26 marsit do të përballet me Poloninë e udhëhequr nga Robert Lewandowski, kurse Kosova do të përballet me Sllovakinë. Më 31 mars luhen finalet e plejofit kualifikues për Botërorin 2026.
E nëse Shqipëria kalon Poloninë, duhet ta mposhtë si mysafir edhe fituesin e
duelit Ukrainë – Suedi.
“Rruga jonë është ende e vështirë. Uroj që të jemi në Botëror dhe pastaj le të na bjerë cilado përfaqësuese. Më pëlqen shumë të luajmë kundër Brazilit. Do të ishte e veçantë, por edhe derbi Sylvino – Brazil”, ka thënë duka për KOHËN.
Tekniku brazilian, Sylvinho, mori drejtimin e Shqipërisë në vitin 2023. Ai e drejtoi Shqipërinë në Evropianin e vitit të kaluar në Gjermani. Si lojtar Sylvinho ka luajtur për Brazilin 6 ndeshje.
Ka qenë edhe asistent në përfaqësuesen e Brazilit nga viti 2016 deri në vitin 2019.