Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka debutuar me barazim në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Ekipi i drejtuar nga trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani, fitoi një pikë në udhëtimin e largët në Tampere të Finlandës kundër KuPS-it. Ndeshja KuPS – Drita u zhvillua të enjten mbrëma, ndërsa përfundoi baras, 1:1.
Golin që ia siguroi një pikë Dritës e shënoi Albert Dabiqaj. Ai në minutën e 80-të shënoi golin e barazimit me kokë.
Golin për KuPS-in e shënoi sulmuesi polak, Piotr Parazyszek, në minutën e 75-të. Ishte goli i epërsisë 1:0, por Dabiqaj më pas shënoi për rezultatin përfundimtar, 1:1.
