Për numrin më të madh të qytetarëve, 1 Maji kthehet në ditë feste. Vendi më i frekuentuar këtë ditë ka qenë Parku i Gërmisë, nga ku shumë qytetarë shprehën nevojën për përmirësim të kushteve të punëtorëve.
Në Parku e Gërmisë, edhe këtë vit, shumë qytetarë zgjodhën të festojnë për 1 Maj. Por, larg qendrës së kryeqytetit ku u zhvilluan disa protesta, ata shprehën pakënaqësi edhe për të drejtat e punëtorëve.
“Na është dashur me dal me protestu për të drejtat e punëtoreve se sot p.sh. i ki në ndërtimtari, se kam punuar një kohë në ndërtimtari edhe nuk i kanë kushtet e plota për me punu punëtori në atë nivel ku punon. Ndodh që njëri e humb jetën në vend pune edhe kryhet ai muhabet ... jo ke skelja kështu, jo u bo qekjo, gjenden arsyetimet. Është dashur me i pas të drejtat si punëtori privat, si punëtori në punë të shtetit”, ka thënë qytetari Shaban Raqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe qytetari tjetër, Sali Berisha.
“Sigurimi në punë nuk ka, të drejtat e punës.. nashta në sektorin publik respektohen, në privat nuk është në rregull kërkund hiq”, ka theksuar ai.
Megjithëkëtë, ka edhe qytetarë që këtë ditë e kanë parë si simbolikë për të kujtuar të kaluarën dhe përparimin në të drejtat e punëtorëve.
“Për nder të atyre kohërave të vjetra ku nuk kanë pasur të drejtë punëtorët, nuk janë shpërblye, në shumë vende janë trajtuar si skllav dhe tani ato janë tejkalu”, ka thënë qytetari Hasan Bunjaku.
Është kthyer në rutinë që pushimin për 1 muaj, qytetarët ta shfrytëzojnë për ta kaluar me të afërm. Një nga vendet më të frekuentuara në këtë ditë është Parku i Gërmisë.