Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dresheviqi shënon penalltinë vendimtare në ndeshjen me rregulla të reja

Ibrahim Dresheviq

Qendërmbrojtësi Ibrahim Dresheviq, i cili ka 25 paraqitje me fanellën e Kosovës, e ka shënuar penalltinë vendimtare për Machidan të shtunën në kampionatin elitar të Japonisë, në ndeshjen me rregulla të reja.

Liga elitare e japonisë njoftoi ditë më parë se barazime nuk do të ketë më dhe në rast se ndeshja mbyllet baras brenda 90 minutave, fituesi do të përcaktohet nëpërmjet penalltive. Kjo do të ndodhë vetëm gjatë këtij sezoni, për nder të 100-vjetorit të themelimit të ligës japoneze. Nga sezoni i ardhshëm, do të rikthehet normaliteti. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ashtu ndodhi të shtunën në ndeshjen e xhiros së dytë ndërmjet Machidas dhe Mitos.

Koha e rregullt u mbyll 2:2, ndërsa në penallti, Dresheviqi i cili u inkuadrua në minutën e 68-të, e shënoi penalltinë e fundit.

Me penalltinë e Dresheviqit, Machida fitoi 4:2.

Me rregullat e reja në Japoni, ekipi që fiton brenda 90 minutave i fiton tri pikë, ndërsa nëse fiton pas ekzekutimit të penalltive, skuadra i fiton dy pikë. Një pikë e fiton ekipi kundërshtar.

Machida pas dy ndeshjeve i ka pesë pikë.