Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramadani konfirmon largimin nga Lecce

Ylber ramadani

Ylber Ramadani është larguar nga skuadra e Lecces. Ramadani e konfirmoi largimin nga Lecce pas tre vitesh, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Reprezentuesi i Shqipërisë, siç kanë njoftuar të dielën mediumet turke, do ta vazhdojë karrierën te skuadra e promovuar në elitën turke, Çorum.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lecce, shtëpia ime, dua të të falënderoj nga thellësia e zemrës për këto tri vite të kaluara këtu. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët që më kanë udhëhequr dhe mbështetur gjatë këtyre tri viteve te Lecce. Në fund, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm, të cilët më kanë qëndruar pranë si në momentet e bukura, ashtu edhe në ato të vështira”, ka shkruar Ramadani.

30-vjeçari pjesë e Lecces ishte nga viti 2023 kur ishte transferuar nga Aberdeeni për 1.2 milionë euro.

Mesfushori me tipare defensive me klubin italian zhvilloi 104 ndeshje, derisa kontribuoi me tri gola dhe një asistim.