Futboll

Douglas Costa pritet të bëjë kthim befasues në Itali

Douglas Costa

Ish-ylli i Juventusit dhe Bayern Munichut, Douglas Costa, është afër transferimit te Chievo në kategorinë e katërt të futbollit italian. 

Braziliani që luan në krah, sipas mediumeve italiane të enjten, do të nënshkruajë së shpejti me Chievon që bën gara në Serie D. 

35-vjeçari aktualisht është pa klub pasi i skadoi kontrata me Sydney FC, në shtator të vitit të kaluar. 

Costa i shënoi gjashtë gola dhe dhuroi 19 asistime në 173 paraqitje me Juventusin, prej vitit 2017 deri në vitin 2020. 

Ai i fitoi tre tituj, një Kupë dhe një Superkupë të Italisë.