Futboll

Doktoratë në mjekësi dhe njohje e nëntë gjuhëve – karriera impresive e futbollistes Nadim

NAdim

Doktoratë në mjekësi dhe njohje e nëntë gjuhëve. Kjo biografi nuk duket që i përket një futbollisteje. Por i përket. 

Nadia Nadim (37) është lojtare e ekipit përfaqësues të Danimarkës dhe ishte mjeke për tre vjet. Por historia e saj është edhe më mbresëlënëse se CV-ja e saj.

Nadim lindi në Afganistan dhe ka katër motra. Babai i saj, Rabani, ishte gjeneral në ushtrinë afgane. Kur Nadim ishte dymbëdhjetëvjeçare, babai i saj u thirr në një takim nga i cili nuk u kthye. Vetëm gjashtë muaj më vonë familja mësoi se ai ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar nga talebanët. Nëna e Nadias, Hamida, vendosi të ikte bashkë me vajzat e saj. Gratë nuk kishin thuajse më asnjë mundësi në Afganistanin gjithnjë e më radikal. Në vend që të qëndronin te të afërmit në Londër, gjashtë gratë përfunduan në Danimarkën rurale. Nadim u rrit në një kamp refugjatësh.

“Në Danimarkë pashë për herë të parë një vajzë duke luajtur futboll. E pashë atë përtej gardhit në kampin e refugjatëve”, ka thënë Nadim për “FIFA Play On”.

Kur familjes iu dha azil në Danimarkë, Nadim u lejua të luajë për një klub. Ajo shpejt arriti në nivel të lartë dhe në moshën 18-vjeçare bëri hapat e parë si profesioniste. Në moshën 24-vjeçare luajti në Ligën e Kampionëve për herë të parë. Luajti ndërkohë për Manchester Cityn, PSG-në, Milanin. Në vitin 2009 mori pasaportën e Danimarkës dhe debutoi menjëherë për këtë përfaqësuese. Ajo i ka luajtur 105 ndeshje dhe për herë të pestë po paraqitet në Evropian. Pika kulmore në karrierë ishte finalja e Euro 2017 me Danimarkën. Nadim shënoi gol, por Danimarka humbi 4:2 nga Holanda.

Në vitin 2017, Nadim filloi të studionte për mjekësi, paralelisht me karrierën në futboll.

“Futbolli është gjithmonë diçka për mua, më bën të lumtur. Por e dija që doja të ktheja diçka në këmbim, kështu që fillova të studioja mjekësi”, thotë ajo.

Në janar të vitit 2022, Nadim përfundoi provimet dhe u specializua në kirurgji.

Përzgjedhja e veteranes për Evropianin në Zvicër ishte pak befasi në Skandinavi. Edhe pse Nadim ishte më parë në përfaqësuese, ajo nuk luajti ndeshje të fortë ndërkombëtare që nga dhjetori 2023. Ajo ka njoftuar se do ta përfundojë karrierën me Danimarkën në fund të Evropianit. 

Nadim ishte e huazuar te Hammarby në Suedi nga Milani për edicionin e fundit. E ardhmja e saj nuk dihet ende.

Fillimisht fokusi i saj është në Evropian.