Autoritetet kanë bërë të ditur se një kryetar bashkie në shtetin perëndimor të Meksikës, Michoacan, është qëlluar për vdekje në një shesh para dhjetëra njerëzve që ishin mbledhur për festimet e Ditës së të Vdekurve.
Politikanët vendas në Meksikë janë shpesh viktima të dhunës politike dhe të krimit të organizuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i bashkisë Uruapan, Carlos Alberto Manzo Rodríguez, është qëlluar për vdekje të shtunën në mbrëmje në qendrën historike të qytetit.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ka vdekur më vonë, sipas prokurorit të shtetit Carlos Torres Pina.
Një anëtar i këshillit të qytetit dhe një truproje janë plagosur gjithashtu në sulm.
Sulmuesi është vrarë në vendngjarje, u ka thënë gazetarëve të dielën sekretari i Sigurisë Federale, Omar García Harfuch.
Sulmi ndaj kryetarit të bashkisë u krye nga një burrë i paidentifikuar i cili e ka qëlluar atë shtatë herë, ka thënë Garcia Harfuch.