Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë, ku do ta vizitojë ish-presidentin Hashim Thaçi.
Në Hagë, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Ëeel, me të cilin do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin evropian të Shqipërisë.
Po ashtu, takimi do të fokusohet në mundësi të reja bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, sigurisë dhe shkëmbimeve akademike, raportoi të hënën “TCH”.
Në mjediset e Ambasadës shqiptare, Spiropali do të mirëpritet edhe nga rrjeti i profesionistëve të rinj shqiptarë me banim në Holandë.