Futboll

Disfata e tretë për Sunderlandin e Xhakës në Angli

Granit Xhaka

Granit Xhaka me Sunderlandin e kanë pësuar disfatën e tretë këtë edicion në Premier League.

Sunderlandi u mposht të shtunën mbrëma nga Fulhami në udhëtim me rezultatin, 1:0. Ndeshja i takoi javës së 12-të të elitës angleze.

Golin e fitores për Fulhamin e realizoi sulmuesi Raul Jimenez në minutën e 84-t.

Ai u asistua nga sulmuesi nigerian, Samuel Chukwueze.

Xhaka e kompletoi ndeshjen.

Sunderlandi krahas tri disfatave ka edhe pesë fitore dhe katër barazime. Ka 19 pikë në mesin e tabelës.

Fulhami ka pesë pikë më pak po ashtu në mesin e tabelës.