Federico Dimarco është shpallur futbollisti më i mirë në Serie A për edicionin 2025/26. Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e elitës italiane të futbollit.
Dimarco, që luan për skuadrën e Interit, ka pasur paraqitje shumë pozitive përgjatë këtij edicioni.
Mbrojtësi i krahut të majtë me Interin e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Italisë.
28-vjeçari në 34 ndeshjet e zhvilluara në kampionat shënoi gjashtë gola dhe bëri 18 asistime.
Portieri më i mirë u shpall Mile Svilas i Romës, mbrojtësi më i mirë, Marco Palestra i Cagliarit, mesfushori më i mirë, Nico Paz i Comos dhe sulmuesi më i mirë, Lautaro Martinez i Interit.
Ndërsa trajneri më i mirë ishte Cristian Chivu i Interit.