Futboll

Dimarco, lojtari i muajit janar në Serie A

Inter - Federico Dimarco

Mbrojtësi i Interit, Federico Dimarco, është shpallur futbollisti më i mirë në Serie A të Italisë për muajin janar. 

Ai fitoi më së shumti vota, ndërsa çmimi do t’i jepet para ndeshjes Inter – Juventus në vikend. 

Dimarco në muajin janar i shënoi tri gola dhe i pati po aq asistime. 

Interi i prin tabelës në elitën e futbollit italian me 55 pikë, pesë më shumë se Milani.