I certifikuari si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, është rikthyer në postin e trajnerit te klubi i futbollit Drenica.
“Bylbyl Sokoli emërohet trajner i Drenicës. Pas ndryshimeve në stafin drejtues, klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri që do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit. Bylbyl Sokoli, trajneri me përvojë të madhe në futbollin kosovar, zyrtarisht është emëruar si kryetrajner i ri i skuadrës. Me një histori të pasur në zhvillimin e futbollit dhe drejtimin e skuadrave të njohura, besojmë se përvoja dhe vizioni i Sokolit do të jenë vendimtare për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat e tij”, ka njoftuar klubi lider i Ligës së Parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSokoli ishte shkarkuar nga Drenica pikërisht pasi bëri të ditur garimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Klubi e zëvendësoi me Arsim Thaqin të cilin e shkarkoi të martën.
E të mërkurën, Sokoli që mori mbi 18 mijë vota, u rikthye në klub.