Futbollistët e Kosovës U17 e kanë shënuar fitoren e parë në raundin e dytë të Ligës B të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2025 që mbahet në Shqipëri.
“Dardanët” e rinj, pas barazimit pa gola me Andorrën, të hënën kanë mposhtur Moldavinë me rezultatin 1:0. Ndeshja u zhvillua në Qipro, ku po zhvillohet turneu i Grupit 4B.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores për Kosovën e shënoi sulmuesi i Prishtinës, Rin Ahmeti, në minutën e 41-të.
Pas tri ditësh, Kosova luan me Qipron.
Te Kosova synojnë kalimin në Ligën A në kualifikimet e ardhshme të grupmoshës U19.
Nga Liga B kualifikimi në Evropian nuk është i mundur.