Lutfi Dalipi konsiderohet si njëri prej lojtarëve më premtues në futbollin zviceran.
Mesfushori 19-vjeçar aktualisht është pjesë e Akademisë së Young Boysit, ndërsa Grasshopperi është në mesin e skuadrave të interesuara për shërbimet e tij.
Dalipi ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 14 ndeshje për ekipin rezervë të Young Boysit në kategorinë e tretë të futbollit zviceran, ka shkruar “4-4-2.ch”.
Përveç Grasshopperit, Dalipin janë duke e kërkuar edhe Xamaxi dhe Yverdoni.
Kontrata e Dalipit skadon në qershor të këtij viti, por Young Boysi synon vazhdimin e kontratës së tij e më pas huazimin te ndonjë skuadër.
Ai luan për grupmoshat e reja të Zvicrës.