Crystal Palace do të takohet me Rayo Vallecanon në finalen e Ligës së Konferencës në stadiumin e Leipzigut sonte nga ora 21:00.
Është finalja e parë evropiane për të dyja skuadrat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi nga periferia jugore e Londrës ka bërë një hap të madh përpara nën drejtimin e Oliver Glasner, i cili e udhëhoqi Crystal Palace drejt trofeut të parë të Kupës FA në edicionin 2024/25 dhe tani finalen e tyre të parë kontinentale.
Palace ka gjithashtu golashënuesin më të mirë të garës me nëntë gola, Ismaïla Sarr.
Vallecano është në seri pa humbje në nëntë ndeshje dhe synon të bëhet skuadra e parë spanjolle në histori dhe të siguroj sërish paraqitjen në garën kontinentale. Betisi spanjoll humbi në finalen e edicionit të kaluar.
Gjashtë fitore nga tetë ndeshjet e fundit në Ligën e Konferencës, tregojnë se sa e fortë është skuadra me bazë në Madrid.
Crystal Palace dhe Rayo Vallecano nuk janë takuar kurrë më parë. Për herë të parë do të takohen në finalen që luhet të sonte nga ora 21:00.