Të dielën nga ora 18:00 do të luhet derbi i madh italian ndërmjet Milanit dhe Interit.
Por trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao, nuk është duke e menduar duelin ndaj Interit por atë ndaj Dinamo Zagrebit që është i vlefshëm për xhiron e tetë të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilani të mërkurën nga ora 21:00 do të jetë mysafir i Dinamo Zagrebit.
“Unë nuk bëj llogaritje për dy ndeshje në të njëjtën kohë. Duhet të fokusohemi te ndeshja e nesërme e cila do të jetë e rëndësishme dhe e vështirë. Qëllimi i parë ishte fitimi i Superkupës dhe e realizuam, qëllimi i dytë është të përfundojmë në tetë më të mirët në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Conceiçao të martën në konferencë për shtyp.
Milani ka 15 pikë dhe është në vendin e gjashtë.
Dinamo ka tetë pikë në vendin e 26-të dhe është afër eliminimit nga Championsi.