Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Como fiton dhe e kalon Juventusin në renditje

Como

Como ka shënuar fitore të dielën në shtëpi ndaj Parmas dhe mjaftueshëm për ta kaluar Juventusin në renditje.

Como fitoi 1:0 në xhiron e 37-të të Serie A, të parafundit për këtë edicion.

Alberto Moreno realizoi në minutën e 58-të.

Mysafirëve iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në minutën e 74-t.

Mërgim Vojvoda mbeti në bankën rezervë te Como që udhëhiqet nga Cesc Fabregas.

Como i ka 68 pikë në vendin e pestë, sa ka edhe Juventusi në pozitën e gjashtë, dy më pak se Milani e Roma që zënë pozitën e tretë e të katërt.

Edhe Como shënon fitore të rëndësishme për vend në Evropë Futboll 2 muaj më parë Como shënon fitore të rëndësishme për vend në Evropë

Pozitat pesë e gjashtë i dërgojnë ekipet në Ligën e Evropës.

Katër pozitat e para kualifikohen në Ligën e Kampionëve.