Manchester City ka kompletuar transferimin e Rayan Cherkit nga Lyoni. Futbollisti 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçarë me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. Lojtari i zhvilluar te Lyoni, ka përvojë të madhe. Pavarëissht moshës së tij të re, pasi ka luajtur tashmë 185 ndeshje për Lyonin. Ai po vlerësohet si një nga talentet më të mëdha në futbollin evropian.
Cherki debutoi për Lyonin si 16-vjeçar në tetor të vitit 2019. Ai la shumë shpejtë gjurmë duke u bërë golashënuesi më i ri i Lyonit me një gol të shënuar në janar të vitit 2020.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU bë po ashtu lojtari më i ri që luajti në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Është një ëndërr për mua”, tha Cherki për sajtin e Cityt. “Të bashkohem me një klub si City dhe të kem mundësinë të bëj hapin tjetër në karrierën time këtu, është diçka shumë, shumë e veçantë. Mezi pres t’u tregoj tifozëve të Cityt se çfarë mund të bëj”.
Ai debutoi për Francën në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Shënoi dhe asistoi nga një herë në humbjen 5:4. Luajti edhe ndaj Gjermanisë për vend të tretë.