Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chiesa pritet t’i kthehet Liverpoolit më 24 nëntor

Federico Chiesa

Sulmuesi italian, Federico Chiesa, do t’i humbë tri ndeshjet e ardhshme të Liverpoolit.

Chiesa pritet të kthehet në fushë pas pushimit për ndeshje ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Italiani prej transferimit te Liverpooli ka luajtur vetëm 78 minuta.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, dëshiron që Chiesa të jetë në formën më të mirë fizike për ta ndihmuar skuadrën.

Pas pushimit ndërkombëtar, Liverpoolit do t’i kthehen edhe Alisson Becker dhe Diago Jota.

Chiesa ka kontribuar me një asistim në tri ndeshjet e luajtura këtë edicion. Ai u largua nga Juventusi në afatin kalimtar të verës pasi nuk ishte në planet e trajnerit Thiago Motta.