Federico Chiesa e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë te Liverpooli për muajin shtator dhe paraqitjet e tij këtë sezon, kanë treguar se është gati që ta veshë sërish fanellën e “azzurrëve”.
Chiesa nuk ka luajtur për Italinë që prej qershorit të vitit 2024, kur Italia u eliminua në 1/8 e finales nga Zvicra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChiesa e kaloi verën duke stërvitur individualisht te Juventusi, ndërsa në ditën e fundit të afatit kalimtar u transferua te Liverpooli.
Në sezonin e parë në “Anfield”, Chiesa luajti në vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat dhe realizoi dy gola e dy asistime.
Në edicionin aktual, e ka barazuar numrin e golave dhe asistimeve nga kampanja e kaluar.
Chiesa debutoi tek Italia në vitin 2018, ndërsa në 51 paraqitje me “azzurrët” i ka shtatë gola. Ai është fitues i Evropianit 2020.