Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea humb ndeshjen e pestë rresht, bie nga zona e Evropës

Chelsea

Chelsea ka pësuar humbjen e pestë rresht në Premier League të Anglisë. Për më tepër, Chelsea e mbylli ndeshjen e pestë pa shënuar gol.

Chelsea u mposht me rezultat 3:0 nga Brightoni të martën, në kuadër të xhiros së 34-t të elitës së futbollit anglez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ferdi Kadioglu realizoi golin e parë për vendësit në minutën e tretë. 

Golin për 2:0 e shënoi Jack Hinshelwood në minutën e 56-të, kurse për 3:0 realizoi Danny Welbeck në minutën e 91-të.

Me humbje Chelsea bie në vendin e shtatë me 48 pikë, kurse në pozitën e gjashtë ngritët Brightoni me 50 pikë. Pra me humbje, Chelsea ka rënë nga zona e Evropës.