Chelsea i Premier Leagues së Anglisë e ka fituar ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës zvicerane, Servette.
Chelsea të enjten mbrëma në “Stamford Bridge” fitoi 2:0 dhe ka bërë hap para drejt fazës së grupeve në këtë garë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChristopher Nkunku shënoi për 1:0 nga penalltia në minutën e 50-të.
Një minutë më pas, rast të artë shpërdoroi sulmuesi Marc Guiu, që nuk realizoi në portën e zbrazët pas gabimit të portierit kundërshtar.
Golin për 2:0 e shënoi Noni Madueke, në minutën e 76-të.
Ndeshja në Zvicër luhet të enjten e ardhshme.