Mbrojtësi i Chelseat, Trevoh Chalobah, dhe portieri i Manchester Cityt, James Trafford, janë ftuar nga seleksionuesi i Anglisë, Thomas Tuchel, për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Shqipërisë.
Ky vendim vjen pasi dyshja e Newcastle Unitedit, Anthony Gordon dhe Nick Pope, janë larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tre Luanët” janë të vendosur në qendrën stërvitore të Tottenham Hotspurit, dhe janë duke i vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së enjtes ndaj Serbisë.
Anglia të dielën luan në “Air Albania” me Shqipërinë. Ndeshjet i takojnë kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Anglia i prin Grupit K me 18 pikë dhe tashmë e ka siguruar biletën për Botëror. Shqipëria është në vendin e dytë me 11 pikë. Dhjetë pikë i ka Serbia në pozitën e tretë.