Mallorca pësoi disfatë 3:0 të dielën në udhëtim tek Atletico Madridi, në ndeshjen e xhiros së 21-të të La Ligas.
Muriqi nuk la gjurmë në këtë ballafaqim, ndonëse në ndeshjet e mëhershme ishte shfaqur shumë i rrezikshëm duke i shënuar skuadrës së madhe nga Madridi edhe gola.
Trajneri Diego Simeone i Atleticos e ka vlerësuar shumë sulmuesin e Kosovës.
Ai ka thënë se fitorja 3:0 nuk ishte e lehtë.
“Shumëkush që e lexon gazetën do të thotë se ishte fitore e lehtë 3:0, por nuk ishte. Mallorca u shfaq shumë e fortë. Kjo skuadër e ka Vedat Muriqin dhe forcën në lojën në ajër. Por, mendoj se e kontrolluam mirë, arritëm rezultat të mirë me paraqitje shumë të mirë ekipore”, ka deklaruar Simeone pas ndeshjes.