Futboll

Celina vendimtar në fitoren e AIK-ut

Bersant Celina

Përditësim, 18:29 - Bersant Celina ka vazhduar me formën e mirë këtë edicion në elitën e futbollit suedez. 

Celina ishte vendimtar të dielën pasdite në fitoren e skuadrës së AIK-ut.  AIK-u në kuadër të xhiros së 21-të si mysafir fitoi 1:0 ndaj Degerforsit. 

Golin e fitores për AIK-un e realizoi pikërisht Celina në minutën e 12-të.  Ai luajti deri në minutën e 75-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë. 

Për 28-vjeçarin Celina ky ishte goli i gjashtë i shënuar në 25 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat. Krahas gjashtë golave ka kontribuar edhe me katër asistime. 

AIK-u ka 37 pikë dhe renditet në pozitën e katërt.  Degerforsi e zë vendin e parafundit me 15 pikë.
 


Celina shënon për AIK-un

Bersant Celina ka shënuar gol për skuadrën e AIK-ut. 

AIK-u po fiton 1:0 ndaj Degerforsit ku aktualisht është duke u zhvilluar minuta e 41-të.

Celina e shënoi golin e epërsisë për AIK-un në minutën e 12-të.