Dani Carvajal do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni. Kështu ka shkruar të shtunën “The Athletic”. Kontrata e Carvajalit me Realin skadon më 30 qershor. Reali ka vendosur që të mos ia vazhdoj kontratën mbrojtësit të krahut të djathtë.
Carvajal është legjendë e “Los Blancos”. 34-vjeçari është pjesë e Realit nga viti 2013 kur ishte transferuar nga Bayer Leverkuseni për 6.5 milionë euro.
Carvajal gjatë viteve të fundit ka pasur shumë probleme me lëndime.
Spanjolli Carvajal me Realin ka fituar plot 26 trofe, përfshirë katër tituj të La Ligas dhe gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve.
Ai mund të transferohet në Arabinë Saudite.