Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Brruti te Shqipëria U21

Etnik Brruti

Përzgjedhësi i Shqipërisë U21, Alban Bushi, të shtunën ka shpallur listën për miqësoret me Gjermaninë dhe Zvicrën.

Shpresat e Shqipërisë luajnë me Gjermaninë më 5 shtator në Elbasan, ndërsa me Zvicrën më 8 shtator në udhëtim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në listën e Bushit janë disa lojtarë nga Kosova. Etnik Brruti i Malishevës është prej mesfushorëve, ndërsa Ermir Rashica pritet ta udhëheqë sulmin. Janë ftuar edhe Luan Simnica, Enes Osmani, Gent Elezaj e disa të tjerë.

Shqipëria U21 nuk paraqitet në kualifikime për Euro 2027, pasi FSHF-ja e organizon këtë ngjarje bashkë me Federatën e Futbollit të Serbisë. Ekipet e dy vendeve organizatore kualifikohen direkt.