Uran Bislimi është ndëshkuar me karton të kuq në barazimin e skuadrës së Luganos.
Lugano të shtunën barazoi 1:1 në udhëtim me Winterthurin në kuadër të javës së 23-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Bislimi u përjashtua nga loja në minutën e 57-të pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në portë te Lugano ishte Amir Shaipi.
Për Winterthurin deri në minutën e 88-të u paraqit Pajtim Kasami i cili u zëvendësua me Leandro Maksutajn. Ndërsa në bankën e rezervistëve ishin Mirlind Kryeziu dhe Ledjan Sahitaj.
Golin për Winterthurin e shënoi Andrin Hunziker. Ndërkohë realizatori i golit për Luganon ishte Anto Grgic.
Lugano është lartë në tabelë me 41 pikë. Winterthuri është në pozitën e fundit me 14 pikë.
Video: