Mesfushori Uran Bislmi e ka ndihmuar me një asistim skuadrën e Luganos që mposhti Winterthurin me rezultatin 2:1. Bislimi asistoi në golin e dytë të shënuar në minutën e 56-të nga Georgios Koutsias. Greku Koutsias shënoi edhe golin e parë pesë minuta më herët.
Bislimi luajti deri në minutën e 64-t. Portieri i Kosovës, Amir Shaipi dhe mbrojtësi i Zivcrës, Albian Hajdari kompletuan takimin, derisa për Winterthurin nga minuta e 62-të luajti Labinot Bajrami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLugano zë vendin e tretë me 45 pikë, tri më pak se liderja Servette. Winterthuri është i fundit me 20 pikë.