Granit Xhaka ishte lojtar kyç dhe figura kryesore e Bayer Leverkusenit nën drejtimin e Xabi Alonsos. Sipas një shkrimi, pasardhësi i Alonsos, Erik ten Hag, e kontaktoi Xhakë vetëm pas tre javësh, duke e lënë kapitenin e Zvicrës në dilema
Prej transferimit te Bayer Leverkuseni në vitin 2023, Granit Xhaka, ka qenë lojtar me ndikim të madh në fushë. Kapiteni i Zvicrës, është prej figurave kryesore në Leverkusen.
Nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, ai fitoi dy trofe. Sezonin 2023/2024, Leverkuseni e mbylli pa asnjë humbje sezonin, ndërsa edicionin e kaluar doli nënkampion i Bundesligës.
Por lideri i mesfushës, i cili ka kontratë afatgjate deri në fund të qershorit 2028, po e shqyrton një lëvizje.
Bayeri është në mes të ndryshimeve të mëdha. Xabi Alonsoi tani po udhëheq Real Madridin, Jonathan Tah është bërë lider i mbrojtjes te Bayerni, ndërsa Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz janë transferuar te Liverpooli.
Xhaka i cilësoi largimet një “humbje e madhe”. Ai la hapur mundësinë të mbetej një figurë kyçe në procesin e rindërtimit të ekipit.
“Kjo kërkon shumë energji. Dhe unë nuk jam 25-vjeçar, do të jem 33-vjeçar në shtator”, tha Xhaka.
Ai beson se drejtuesit e klubit do të gjejë zgjidhje të mira.
“Me mua apo pa mua është një çështje tjetër”.
Nga ana tjetër, Milani, në veçanti, po tregon interesim të madh për të dhe dëshiron ta transferoj lojtarin e Leverkusenit në radhët e tij. Megjithatë, kostoja totale raportohet se është rreth 40 milionë euro, që siç duket është vlerësuar kosto e madhe për italianët.
Sipas një shkrimi të gazetës gjermane “Bild”, thuhet se Xhaka është i mërzitur që pasardhësi i Alonsos, Erik ten Hag, e kontaktoi vetëm pak kohë më parë. Holandezi e kontaktoi yllin e Leverkusenit, vetëm tre javë pas prezantimit të tij. Edhe pse ish-trajneri i Manchester Unitedit njoftoi në prezantimin e tij se donte t’i linte lojtarët të qetë për momentin, kjo qasje thuhet se nuk është pritur mirë nga të gjithë lojtarët e mbetur në skuadër, përfshirë edhe Xhakën.
Edhe pse 55-vjeçari e siguroi lojtarin e Zvicrës se do të ketë rol të rëndësishëm, sipas “Sport Bild”, Xhaka nuk ishte plotësisht entuziast. Një mundësi për t’u bërë kapiten i Leverkusenit, nuk është diskutuar.
Xherdan Shaqiri dha sinjale se sa i rëndësishëm ishte shiriti i kapitenit në Basel, duke qenë më i miri.
Familjariteti që Xhaka ndjeu me Alonson në Leverkusen, aktualisht duke i vështirë për t’u krijuar edhe me Ten Hagenin, i cili merr detyrën e trajnerit më 1 korrik. Klubi duhet gjithashtu të shqyrtojë me kujdes nëse dëshiron ta mbajë lojtarin në skuadër kundër vullnetit të tij. Vetë Xhaka e di se nëse dëshiron të largohet jashtë vendit, tani do të ishte koha e duhur. Lojtari i lindur në Basel, dëshiron të kthehet sërish në Basel një ditë, siç e bëri të ditur në ditën kur vëllai i tij Taulanti u përshëndet me tifozët e Baselit.