Athletic Bilbao ka pak gjasa që të avancojë në finale të Ligës së Evropës që organizohet në “San Mames”, në shtëpinë e vet, në këtë edicion të kësaj gare.
Ndeshjen e parë të gjysmëfinales, Bilbao e humbi nga Manchester Unitedi në shtëpi, 3:0.
Gjysmëfinalja kthyese luhet në “Old Trafford” të enjten nga ora 21:00.
Për këtë gjysmëfinale, Bilbao që ka pak gjasa për kalim tutje, do të jetë pa katër lojtarë të rëndësishëm të skuadrës.
Oihan Sancet mungon shkak u një lëndimi, ndërsa ai nuk luajti as në ndeshjen e parë. Ishte i lënduar.
Për shkak të lëndimeve nuk do të mund të luajnë as vëllezërit Inaki dhe Nico Williams, shkruan “Football-Espana” të mërkurën.
Ndërkohë, Dani VIvian që u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e parë, është i suspenduar.
Bilbao në La Liga po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.
Aktualisht ka 61 pikë në vendin e katërt.