Futboll

Berisha: Lecce është shtëpia ime e dytë

Medon Berisha

Medon Berisha dhe Ylber Ramadani janë prej mesfushorëve kryesorë të skuadrës së Lecces.

Berisha ka dhënë një intervistë për “DAZN” dhe është shprehur shumë i lumtur që është pjesë e Lecces.

21-vjeçari këtë edicion ka pesë ndeshje të zhvilluara në Serie A, kurse ka realizuar një asistim.

Berisha ka thënë se Lecce është shtëpia e dytë për të.

“E dua Leccen, është shtëpia ime e dytë. I dua njerëzit këtu, klimën, është qytet i bukur. Të veshësh fanellën me numrin 10 është nder dhe krenari. Çelësi është të jemi si ekip deri në fund, siç e pamë kampionatin e kaluar. Individualiteti nuk mjafton. Këtë vit kemi një skuadër të mirë, të gjithë janë djem të mirë, madje edhe të rinjtë”, ka thënë Berisha.

Berisha është pjesë e ekipit të parë të Lecces nga viti 2022. Kontrata i skadon në vitin 2028.