Karim Benzema u largua nga Real Madridi në verën e vitit 2023 për t’iu bashkuar skuadrës së elitës së futbollit arab, Al Ittihad.
Por, sulmuesi 37-vjeçar francez mund të bëj rikthim sensacional në Evropë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Marca” ka shkruar të shtunën se Jose Mourinho dëshiron ta josh atë që t’i bashkohet Benficas.
Trajneri Mourinho dhe sulmuesi Benzema, kanë punuar së bashku te Real Madridi.
Benzema në Arabinë Saudite përfiton afro 100 milionë euro në vit, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Në edicionin aktual, Benzema ka realizuar tri gola në po aq ndeshje të luajtura.