Futboll

Benzema mes MLS-së dhe Evropës

Karim Benzema

Karim Benzema nuk pritet të vazhdojë me Al Ittihadin dhe është duke shikuar mundësi të reja në karrierë.

Mediumi spanjoll “AS” dhe “ESPN” kanë shkruar të shtunën se sulmuesi francez mund të përfundojë në kampionatin elitar të SHBA-së, MLS. Por, mundësi për të mund të jetë edhe ndonjëri nga kampionatet evropiane.

Në Evropë, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2022, mund të përfundojë te Beshiktashi në Turqi. Anëtarë të klubit turk janë edhe Milot Rashica dhe Kristjan Asllani, që u bashkua së fundmi.